Kuçi thotë se Kurti po manipulon opinionin publik: Dojnë pushtet absolut, mujnë me e hjekë Albulenën edhe mos me dalë keq

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, duke e akuzuar për manipulim të opinionit publik dhe përpjekje për të ndërtuar pushtet absolut. Kuçi tha se situata aktuale i konvenon Kurtit, pasi i lejon atij të blejë kohë. “Këta dojnë krejt për veti, përgjegjësia ju bjen këtyre. Për mu,…

Lajme

14/05/2025 22:14

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, duke e akuzuar për manipulim të opinionit publik dhe përpjekje për të ndërtuar pushtet absolut.

Kuçi tha se situata aktuale i konvenon Kurtit, pasi i lejon atij të blejë kohë.

“Këta dojnë krejt për veti, përgjegjësia ju bjen këtyre. Për mu, kjo situatë i konvenon Kurtit për me ble kohë. Ai, edhe pse në dukje është qeveri në detyrë, po vazhdon të operojë si ish-qeveritar, duke kryer punë nga të njëjtat zyra”, deklaroi Kuçi në T7.

Ajo theksoi se ata mund të bëjnë kompromis për ta larguar Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, dhe të mos e pësojnë politikisht.

“Në opinion publik manipulojnë me tema edhe me vonesa, edhe në fund munen me bo kompromis me hjekë Albulena Haxhiun por nuk dalin keq. Këta dalin si njerëz që kanë lëshuar pej, për hirë të vendit, por në fakt lëshojnë vetëm kur t’i duhet, apo kur t’i kenë numrat, pra për interes të vetin”, u shpreh zëdhënësja e PSD-së.