Kuçi njofton ambasadorin suedez rreth përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Suedisë në Kosovës, Mats Staffansson me të cilin diskutuan për zhvillimet në fushën e Drejtësisë në Kosovë dhe zhvillimet në kuadër të procesit të integrimit Evropian.

Lajme

05/05/2015 16:42

Ministri Kuçi duke theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, njoftoi Ambasadorin Staffansson për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës, respektivisht ato të drejtësisë në përmbushjen e kritereve të Udhëzuesit për liberalizim të vizave.

Sipas një komunikate të ministrisë së Drejtësisë, thuhet se ka njoftuar ambasadorin suedez se integrimi në BE, është njëra prej prioriteteve të Kosovës.

“Kuçi ka theksuar se perspektiva Evropiane është një ndër prioritetet për Kosovën, dhe institucionet e Kosovës janë dedikuar në kryerjen e obligimeve në kuadër të përafrimit me standardet Evropiane”, ka thënë Kuçi, thuhet në komunikatë

Në anën tjetër, Ambasadori Staffansson,ka thënë se Suedia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën, për përmbylljen e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, bazuar në përmbushjen e kritereve.

Të pranishmit vlerësuan lartë edhe bashkëpunimin bilateral në mes të dy vendeve, duke potencuar edhe vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Suedisë.