Ku tretën paratë e shpronësimit të Komunës së Lipjanit?

Shumë hektarë tokë në Magurë të Lipjanit, që ishin pronë e Komunës dhe e disa banorëve të asaj ane u shpronësuan në vitin 2008 nga kompania NewCo Ferronikeli, por 75 mijë euro sikur i “ka lëshuar toka”.

Lajme

07/04/2014 21:02

Shpronësimi i këtyre tokave u bë me vendim të Kuvendit Komunal, pas propozimit të ish-kryetarit të asaj kohe, Shukri Buja, raporton KTV.

Për ta bërë vlerësimin e pronave ishte formuar një komision, përmes të cilit u bënë edhe pagesat nga Ferronikeli në marrëveshje me pronarët e tokave. Por, 75 mijë euro, të cilat është dashur t’i paguheshin Komunës nuk figurojnë në asnjërën nga llogaritë e saj.

Në dokumentin që e ka siguruar KTV-ja, pas auditimit të bërë nga një komision i formuar, është gjetur se mjetet nuk kanë qenë asnjëherë në dispozicion të Komunës dhe nuk dihet se në çfarë destinimi kanë përfunduar ato, pa lejen e Kuvendit Komunal.