“Ku shkon me çantë?”, Enca i kthen përgjigje epike ndjekëses
Enca Haxhia edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk i harron fotografitë joshëse.

ShowBiz
Pavarësisht pandemisë, Enca Haxhia vishet e rregullohet dhe realizon një sërë fotografish të reja, shkruan lajmi.net.
Së fundi, artistja pozoi e veshur tërësisht në të zeza, teksa çantën dhe atletet që i kishte mbathur i kishte të bardha.
Në mesin e shumë komenteve, një ndjekëse i shkruan “Ku shkon me çantë Ruens ? Bukur, bukur sikur po shkon tek vjerra ?”.
Enca nuk hezitoi t’i përgjigjej menjëherë dhe shkruan “hahahha te vjerra po shkoja vertet ??”.
Kujtojmë se si shumë prej kolegëve të saj, edhe Enca në këto ditë pandemie ka qenë aktive me këngë (cover) të reja. /Lajmi.net/