Kthesë e papritur, Man City nuk do të nënshkruajë me Ronaldon
E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet në dyshim.
Sport
Ronaldo është larguar nga Juventusi pas tre sezonet të kaluara në Itali, transmeton lajmi.net.
Në 24 orët e fundit u përmend shumë se futbollisti do të kalojë te Man City dhe ka arritur marrëveshje personale.
Megjithatë, tani ka ndodhur një kthesë e papritur, sipas gazetarit Simon Stone, Man City nuk do të nënshkruajë me sulmuesin.
‘Citizens’ kanë hequr dorë nga mundësia për blerjen e tij, ata konsideruan këtë mundësi fillimisht por vendosën që të mos e transferojnë.
Në ndërkohë tani shtohen gjasat që 36-vjeçari të rikthehet te Man Utd. /Lajmi.net/
Told Manchester City will not be signing Cristiano Ronaldo. They considered the possibility but decided against.
— Simon Stone (@sistoney67) August 27, 2021