Kthesë e madhe te Prishtina: Endrit Krasniqi dhe Gledi Mici megjithatë nuk largohen?

Një kthesë e madhe ka ndodhur në momentet e fundit te skuadra e Prishtinës.

Sport

14/06/2022 23:45

Skuadra kryeqytetase po përballej me një valë të madhe largimesh.

Klubi njoftoi edhe largimin e lojtarit më të mirë në Superligë, Endrit Krasniqit, por situata është kthyer në momentet e fundit, përcjell lajmi.net.

Endrit Krasniqi dhe Gledi Mici do të qëndrojnë në klub, krejt kjo si pasojë e lëvizjeve të fundit.

Një lajm të tillë e konfirmon indirekt edhe Ismet Munishi, tashmë trajner i Prishtinës.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Munishit. /Lajmi.net/