Kthehet nga Anglia dhe qëllon 34-vjeçarin me 8 plumba – motra e viktimës dhunoi prindërit e autorit

Autori Ylber Jaku ka qëlluar me 8 plumba në drejtim të 34-vjeçarit Ryshyt Sallahu. Viktima ka qenë në automjetin e tij në momentin e atentatit, duke shkaktuar edhe përplasjen me një kanal anësor të rrugës, më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Autori Ylber Jaku ka qenë në Angli dhe sot është kthyer në Has.…

Lajme

07/05/2025 20:18

Autori Ylber Jaku ka qëlluar me 8 plumba në drejtim të 34-vjeçarit Ryshyt Sallahu.

Viktima ka qenë në automjetin e tij në momentin e atentatit, duke shkaktuar edhe përplasjen me një kanal anësor të rrugës, më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Autori Ylber Jaku ka qenë në Angli dhe sot është kthyer në Has.

Këtë mesditë, autori 41-vjeçar e zuri viktimën në pritë afër banesës dhe e qëlloi me pushkë.