Kthehet ish-presidenti në Kosovë- qytetarë, infermierë e doktorë mblidhen për të parë nga afër Thaçin tek QKUK-ja

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po gjykohet nga Gjykata Speciale e Hagës sot ka ardhur në Kosovë. Kjo vizitë e Thaçit në Prishtinë po realizohet për ta takuar babanë e tij i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të disa problemeve shëndetësore të tij. Në oborrin e QKUK-së,…

Lajme

13/03/2025 11:38

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po gjykohet nga Gjykata Speciale e Hagës sot ka ardhur në Kosovë.

Kjo vizitë e Thaçit në Prishtinë po realizohet për ta takuar babanë e tij i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të disa problemeve shëndetësore të tij.

Në oborrin e QKUK-së, janë mbledhur numër i madh i mediave e qytetarëve të cilët po presin për ta parë nga afër, ish presidentin Thaçi.

Përveç tyre, QKUK është “blinduar” nga numri i madh i forcave policore që po e ruajnë atë.

Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë për vizitë humanitare. /Lajmi.net/ 

Lajmi.net sjell fotografi nga vendi i ngjarjes: