Kryeziu: VV-ja me vetëdije po cenon besimin dhe legjitimitetin që ia dha publiku
Ismet Kryeziu nga KDI, ka komentuar situatën aktuale të ngërçit të krijuar në Kuvend, duke akuzuar Vetëvendosjen se po cenon besimin dhe legjitimitetin që ia ka dhënë publiku. Ai ka deklaruar edhe se, përdorimi i pozitës për përfitime personale apo partiake, edhe kur nuk provohet ligjërisht, ndjehet nga qytetarët. ”Shoqëria shpesh gjykon me norma që…

Lajme
Ismet Kryeziu nga KDI, ka komentuar situatën aktuale të ngërçit të krijuar në Kuvend, duke akuzuar Vetëvendosjen se po cenon besimin dhe legjitimitetin që ia ka dhënë publiku.
Ai ka deklaruar edhe se, përdorimi i pozitës për përfitime personale apo partiake, edhe kur nuk provohet ligjërisht, ndjehet nga qytetarët.
”Shoqëria shpesh gjykon me norma që herë janë më të larta se ligji, e herë sanksionojnë edhe sjellje që ligji nuk i parasheh fare. Në politikë dhe në jetën publike nuk mjafton të jesh “jo fajtor”; duhet të jesh i besueshëm. Përdorimi i pozitës për përfitime personale apo partiake, edhe kur nuk provohet ligjërisht, ndjehet nga qytetarët.
Koritja e një lideri apo subjekti politik nuk vjen vetëm për shkelje ligjore, ajo prek integritetin, reputacionin, besueshmërinë dhe legjitimitetin moral.