Kryeziu vlerëson punën e Kryeprokurorit Petrit Kryeziu: Po bëhet shembull i funksionimit të institucionit

Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar lidhur me arrestimet që kanë ndodhur sot për shkak të dyshimeve për manipulim të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka thënë se këto arrestime tregojnë një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës, dhe se ky ndryshim, ka vlerësuar Kryeziu, lidhet” drejtpërdrejt me integritetin profesional dhe…

Lajme

23/01/2026 20:08

Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar lidhur me arrestimet që kanë ndodhur sot për shkak të dyshimeve për manipulim të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se këto arrestime tregojnë një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës, dhe se ky ndryshim, ka vlerësuar Kryeziu, lidhet” drejtpërdrejt me integritetin profesional dhe guximin institucional të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu”.

Postimi:

Ajo që po ndodh sot me arrestimin e komisonerve që manipuluan votat për kandidatë, përbën një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës.

Ky ndryshim, të paktën në këtë rast, nuk duket të jetë ende sistemik, por individual dhe i lidhur drejtpërdrejt me integritetin profesional dhe guximin institucional të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu, i cili po bëhet shembull i funksionimit të drejtë të institucionit të prokurorisë.

Shpresoj që, përveç prokurorisë, të gjendet edhe një gjyqtar me integritet dhe guxim të krahasueshëm me atë të Petritit, në mënyrë që sektori i drejtësisë të garantojë realisht sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike, siç është akti themelor i çdo shoqërie demokratike: zgjedhjet e lira dhe të drejta.