Kryeziu: Vështirë të ndërtojmë shtet funksional nëse qytetarët e shohin liderin si idhull

Drejtori i KDI-së Ismet Kryeziu, ka komentuar situatën politike. Kryeziu tha se nuk mund të ketë zhbllokim nëse qytetarët e shohin liderin si idhull. “Pa një qytetari kritike, të organizuar dhe të vetëdijshme për rolin e saj, nuk mund të ketë as emancipim shoqëror, as rritje të përgjegjësisë politike dhe institucionale “deklaroi ai. Kryeziu tha…

Lajme

30/05/2025 13:51

Drejtori i KDI-së Ismet Kryeziu, ka komentuar situatën politike.

Kryeziu tha se nuk mund të ketë zhbllokim nëse qytetarët e shohin liderin si idhull.

“Pa një qytetari kritike, të organizuar dhe të vetëdijshme për rolin e saj, nuk mund të ketë as emancipim shoqëror, as rritje të përgjegjësisë politike dhe institucionale “deklaroi ai.

Kryeziu tha se përderisa qytetari nuk angazhohet dhe nuk e sheh politikën si mjet për t’i shërbyer atij vetë, por si instrument për t’u nënshtruar liderëve partiakë, vështirë të ndërojmë një shtet funksional.

Postimi i plotë:

Lëvizjet politike për zhbllokimin e ngërçit aktual nuk mund të ndodhin në një shoqëri ku qytetari e sheh liderin si idhull, partinë si religjion dhe veten si besimtar. Pa një qytetari kritike, të organizuar dhe të vetëdijshme për rolin e saj, nuk mund të ketë as emancipim shoqëror, as rritje të përgjegjësisë politike dhe institucionale. Përderisa qytetari nuk angazhohet dhe nuk e sheh politikën si mjet për t’i shërbyer atij vetë, por si instrument për t’u nënshtruar liderëve partiakë, vështirë të ndërtojmë një shtet funksional. #ShtetiNePauze./Lajmi.net/