Kryeziu thotë se tani mungon vullneti për të përmbushur minimumin e shtetndërtimit: Nuk është më thjesht një krizë politike
Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar pasi ka dështuar edhe seanca e 16-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “funksionalizimi i institucioneve dhe zhvillimi i shtetit po duket se më shumë po u pengon vetë politikanëve tanë, sesa cilësdo politikë apo faktor tjetër të jashtëm”. “Tre…

Lajme
Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar pasi ka dështuar edhe seanca e 16-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “funksionalizimi i institucioneve dhe zhvillimi i shtetit po duket se më shumë po u pengon vetë politikanëve tanë, sesa cilësdo politikë apo faktor tjetër të jashtëm”.
“Tre muaj pas zgjedhjeve ende nuk kemi Kuvend të konstituar dhe institucione funksionale. Kjo nuk është më thjesht një krizë politike, është mungesë vullneti për të përmbushur minimumin e shtetndërtimit. Në një sistem demokratik, zgjedhjet shërbejnë për të ndërtuar institucione të reja, jo për t’i bllokuar ato dhe për të krijuar sabotim institucional”, ka shkruar Kryeziu. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: