Kryeziu thotë se Kuvendi është i konstituar: Nuk e kemi kriju shtetin që një Simiq, a një Hamam i Hyrës të na bllokojë vendin

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka vazhduar deklarimet e tij në një vijë me kryeparlamentarin e ri, Dimal Basha. Kryeziu me anë të një postimi ka thënë se edhe pa nënkryetarët e pakicave, kuvendi mund të quhet i konstituar, transmeton lajmi.net. “…edhe nëse për çfarëdo arsye nuk zgjidhen dy nënkryetarët nga pakicat, por edhe…

Lajme

03/09/2025 09:22

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka vazhduar deklarimet e tij në një vijë me kryeparlamentarin e ri, Dimal Basha.

Kryeziu me anë të një postimi ka thënë se edhe pa nënkryetarët e pakicave, kuvendi mund të quhet i konstituar, transmeton lajmi.net.
“…edhe nëse për çfarëdo arsye nuk zgjidhen dy nënkryetarët nga pakicat, por edhe nëse pakicat nesër rebelohen dhe nuk marrin pjesë fare në zgjedhje (dhe 20 vendet e tyre të garantuara ngelin bosh) Kuvendi konstituohet. Vullneti i shumicës nuk ndalet.”, tha Kryeziu.
Ai shtoi se shteti nuk është krijuar që një Simiq ta bllokoj vendin.
Postimi i plotë: 
KUR INATET VERBOJNË, EDHE BURRAT E MIRË NISIN E ECIN RRUGËS SË KEQE, RRUGËS QË ÇON NË TRADHTI.
Kushtetuta nuk është shkruar që të bllokojë funksionimin e institucioneve të shtetit. Përkundrazi kushtetuta ekziston që shteti të ecë para e të funksionojë. Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë, por edhe sikur vetëm 61 deputetë ta japin betimin dhe, nëse këta 61 deputetët bëhen bashkë dhe votojnë njësoj, Kuvendi është funksional dhe e nis punën.
Kur janë zhvilluar bisedimet për statusin final të Kosovës, lufta më e madhe e etërve themeltarë të këtij shteti ishte që të mos lejohej assesi që pakica serbe por edhe pakicat tjera të kishin instrumente bllokuese, të kishin veto dhe fuqi për ta paralizuar shtetin. Dhe ata këtë betejë e kanë fituar, por fitoren e tyre sot tru shpëlarët po përpiqen me çdo kusht ta zhbëjnë.
Njëzetë vendet e falura në Kuvend (sepse ato të falura janë) nuk janë e nuk mund të jenë kurrë kundërpeshë e njëqind deputetëve të zgjedhur direkt nga populli. O shqiptarë, o mos ta them ndonjë fjalë tjetër, edhe nëse për çfarëdo arsye nuk zgjidhen dy nënkryetarët nga pakicat, por edhe nëse pakicat nesër rebelohen dhe nuk marrin pjesë fare në zgjedhje (dhe 20 vendet e tyre të garantuara ngelin bosh) Kuvendi konstituohet.
Vullneti i shumicës nuk ndalet.
Kosova nuk ndalet.
Nuk e kemi kriju shtetin që një Simiq, a një Hamam i Hyrës të na bllokojë vendin.
A jeni more në terezi? Ibrahim Rugova është duke u rrotulluar në varr me çfarë po bëhet nga disa njerëz që sot thirren në emër të tij, e në qoftë akoma ai Hashim Thaçi që e njoh unë kur të kthehet me bisht të sakicës ka me i rreh sorroistat.
Vejani gishtin kokës e mendoni mirë çka po bëni./lajmi.net/