Kryeziu: Thaçi i mungon skenës politike si shiu që i mungon shkretëtirës – mes tij dhe Albin Kurtit gara do të ishte e barabartë dhe parimore
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale duke shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale politike në vend dhe duke kërkuar rikthimin e Hashim Thaçit në skenën politike si një figurë e domosdoshme për rivendosjen e balancës demokratike. “Hashim Thaçi i mungon skenës sonë…

Lajme
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale duke shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale politike në vend dhe duke kërkuar rikthimin e Hashim Thaçit në skenën politike si një figurë e domosdoshme për rivendosjen e balancës demokratike.
“Hashim Thaçi i mungon skenës sonë politike si shiu që i mungon shkretëtirës,” shkruan Kryeziu, duke shtuar se shpreson që Thaçi të lirohet nga akuzat dhe të rikthehet në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas tij, megjithëse nuk beson se Thaçi do ta mposhtte menjëherë Albin Kurtin, ai thekson se “të paktën gara politike do të ishte e barabartë dhe parimore.”, transmeton lajmi.net.
Kryeziu kritikon ashpër udhëheqjen aktuale të opozitës, duke e cilësuar mendësinë e saj si “alla OJQ” dhe të paaftë për të udhëhequr një aksion serioz politik. Ai thotë se “nuk rrëzohet Albin Kurti duke i bllokuar proceset themelore të shtetit” apo “duke u ankuar për të te ambasadat.” Sipas tij, opozita ka braktisur rolin e saj politik duke u shndërruar në një zë kritik pa veprim konkret.
Duke përmbyllur reagimin e tij, Kryeziu shprehet i bindur se Thaçi, me kthimin e tij eventual, “do ta shporrë logjikën alla OJQ nga selia e partisë” dhe do të rikthejë garën reale politike. “Hashim, vëllau im, vërtet shpresoj të kthehesh, sepse na duhesh – në mos për asgjë tjetër, së paku të kemi për çka të dalim në zgjedhje,” përfundon ai.
Postimi i plotë: