Kryeziu: Skema kriminale e vjedhjes së votave i paska shtrirë duart edhe në Malishevë

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar manipulimin e votave në mes të kandidateve për deputet në Malishevë. Ai ka bërë me dije se kjo skemë kriminale nuk paska ndodhur vetëm në Prizren. Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se skemë mund të shtrihet edhe Suharekë e Rahovec. “Skema kriminale e vjedhjes…

Lajme

23/01/2026 08:55

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar manipulimin e votave në mes të kandidateve për deputet në Malishevë.

Ai ka bërë me dije se kjo skemë kriminale nuk paska ndodhur vetëm në Prizren.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se skemë mund të shtrihet edhe Suharekë e Rahovec.

“Skema kriminale e vjedhjes se votave ne Prizren nuk qenka ndalur vetem ketu, i paska shtrire duart edhe ne Malisheve. Mbetet te shihet a e ka perfshire dhe Suhareken e Rahovecin”, ka shkruar Kryeziu.