Kryeziu: Presidentja ta dërgoj në Kushtetuese draftin, s’ka pse e pret vendimin për kërkesën e AAK-së
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për FrontOnline thotë se presidentja Osmani tashmë do duhej ta dorëzonte lëndën në Gjykatë Kushtetuese sa i përket bllokadës në Kuvend. Sipas tij, presidentja duhet të jetë më aktive dhe se nuk ka pse e pret aktgjykimin ndaj kërkesës së AAK-së pasi siç thekson ajo është dorëzuar nga deputetët…

Lajme
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për FrontOnline thotë se presidentja Osmani tashmë do duhej ta dorëzonte lëndën në Gjykatë Kushtetuese sa i përket bllokadës në Kuvend.
Sipas tij, presidentja duhet të jetë më aktive dhe se nuk ka pse e pret aktgjykimin ndaj kërkesës së AAK-së pasi siç thekson ajo është dorëzuar nga deputetët që nuk janë të konstituar.
“Kjo duhej ta dorëzonte( lëndën) sepse kërkesa e bërë nga AAK-ja është me defekte sepse këta deputetë s’janë deputetë por deputetë në tentativë ose të pakonstituar…s’kanë të drejtë e detyrë të marrin vendime’’ shprehet ai.
Sipas Kryeziut, Osmani do të duhej të ishte më aktive në këtë rast,
‘’Presidentja duhet me qenë shumë aktive jo kështu ngadalë por shumë aktiv sepse kur e kemi hartuar kushtetutën presidentit i kemi lënë hapësirë edhe një vit se përafërsisht e kemi ditur se mund të ketë bllokada’’ u shpreh tutje ai për FrontOnline.
Ai shton se Presidentja është e vetmja që ka legjitimitet dhe legalitet për këtë çështje.
‘’Tash e vetmja me legjitimet dhe legalitet të plotë është presidentja dhe për këtë arsye duhet me ndërhy sepse e ka detyrë kushtetuese se kushtetuta e detyron është obligative ndaj kushtetutës se është faktor i unitetit të popullit, duhet të përdorë mjete politike dhe juridike”, tha Kryeziu