Kryeziu: Partia në pushtet po përpiqet ta ushtrojë pushtetin përtej mandatit të dhënë nga qytetarët, Kurti po e cilëson si Qeveria Kurti 2.5

Ismet Kryeziu nga IKD ka shkruar në lidhje me vazhdimin e mbajtjes së pozitave qeveritare nga Albin Kurti dhe ministrat në detyrë edhe pas certifikimit si deputet. Ai ka thënë se vlerat demokratike në Kosovë nuk duhet të kufizohen vetëm me zgjedhjet e rregullta dhe pranimin e rezultateve zgjedhore. Sipas tij, edhe pse subjektet politike i…

Lajme

16/07/2025 11:20

Ismet Kryeziu nga IKD ka shkruar në lidhje me vazhdimin e mbajtjes së pozitave qeveritare nga Albin Kurti dhe ministrat në detyrë edhe pas certifikimit si deputet.

Ai ka thënë se vlerat demokratike në Kosovë nuk duhet të kufizohen vetëm me zgjedhjet e rregullta dhe pranimin e rezultateve zgjedhore.

Sipas tij, edhe pse subjektet politike i kanë pranuar rezultatet, kjo nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë vlera më e veçantë e demokracisë në vend. Siç ka thënë Kryeziu, një ndër shtyllat themelore të saj është tranzicioni i pushtetit.

“Pas zgjedhjeve të shkurtit, kemi hyrë në një fazë ku, përmes interpretimeve të diskutueshme kushtetuese dhe shfrytëzimit të boshllëqeve ligjore, partia në pushtet po përpiqet ta ruajë dhe ta ushtrojë pushtetin përtej mandatit të dhënë nga qytetarët. Madje, ish-kryeministri Kurti këtë fazë po e cilëson si “Qeveria Kurti 2.5” – një koncept që bie ndesh me çdo standard demokratik. Si mund të ekzistojë një qeveri “2.5” që nuk ka marrë asnjë votë të re nga Kuvendi, nuk ka kaluar asnjë procedurë zgjedhore dhe nuk gëzon mandat të ri? Nga buron legjitimiteti i saj? Nga qytetari, JO. Nga Kuvendi, JO. Nga Kushtetuta, JO. Vetëm nga vullneti për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, duke penguar krijimin e institucioneve të reja”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se kjo qasje jo vetëm që shkel parimet e ndarjes dhe balancës së pushteteve, por minon rëndë vlerat demokratike dhe rrezikon stabilitetin institucional të vendit.

“Demokracia nuk matet vetëm me rregullsinë e zgjedhjeve apo pranimin formal të rezultateve – ajo matet me kompromiset dhe ndarjen reale të pushteteve, ose dorëzimin e pushtetit kur nuk ke më mandat për ta ushtruar. Tranzicioni i pushtetit nuk është opsional në demokraci”, ka shtuar ai mes tjerash. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Kryeziut: