Kryeziu: Nuk mund të kërkosh votat e opozitës pa asnjë marrëveshje, e pastaj ta akuzosh për bllokim

Kreu i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu, ka thënë se nuk mund të kërkosh votat e opozitës pa asnjë marrëveshje, e pastaj ta akuzosh për bllokim. Siç thotë Kryeziu, vota për Kryetarin e Kuvendit është përgjegjësi e deputetëve dhe varet nga marrëveshjet politike që sigurojnë shumicën, jo nga retorika publike. “Nuk mund të kërkosh votat…

Lajme

23/04/2025 12:27

Kreu i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu, ka thënë se nuk mund të kërkosh votat e opozitës pa asnjë marrëveshje, e pastaj ta akuzosh për bllokim.

Siç thotë Kryeziu, vota për Kryetarin e Kuvendit është përgjegjësi e deputetëve dhe varet nga marrëveshjet politike që sigurojnë shumicën, jo nga retorika publike.

“Nuk mund të kërkosh votat e opozitës pa asnjë marrëveshje, e pastaj ta akuzosh për bllokim, vetëm pse nuk ta voton kandidatin e propozuar nga ju. Kjo nuk është as përgjegjësi politike, e as kulturë demokratike, është arrogancë politike dhe injorim i rolit që ka opozita në një sistem parlamentar”, shkroi Kryeziu në Facebook.

Postimi i plotë:

Posti i Kryetarit të Kuvendit nuk është as teknik, as neutral, është një pozitë politike me peshë të madhe dhe përgjegjësi të qarta brenda funksionimit parlamentar. Historikisht, zgjedhja e Kryetarit ka qenë gjithmonë rezultat i marrëveshjeve politike mes koalicioneve qeverisëse, i shumicës parlamentare, jo një vendim apo imponim i një anshëm.

Nuk mund të kërkosh votat e opozitës pa asnjë marrëveshje, e pastaj ta akuzosh për bllokim, vetëm pse nuk ta voton kandidatin e propozuar nga ju. Kjo nuk është as përgjegjësi politike, e as kulturë demokratike, është arrogancë politike dhe injorim i rolit që ka opozita në një sistem parlamentar.

Sa i përket argumenteve si “kush ka marrë më shumë vota nga qytetarët” apo “kush është kandidati dhe çka përfaqëson”, janë pa asnjë peshë në këtë fazë. Vota për Kryetarin e Kuvendit është përgjegjësi e deputetëve dhe varet nga marrëveshjet politike që sigurojnë shumicën, jo nga retorika publike.