Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, ka thënë se në këtë fushatë zgjedhore është vërejtur një element i ri, pengimi i gazetarëve në raportimin e tyre. Në një konferencë për media, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar analistë dhe media të caktuar në vend gjatë kësaj fushate. “Element i ri që kemi hasë…

Lajme

08/02/2025 14:52

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, ka thënë se në këtë fushatë zgjedhore është vërejtur një element i ri, pengimi i gazetarëve në raportimin e tyre.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar analistë dhe media të caktuar në vend gjatë kësaj fushate.

“Element i ri që kemi hasë gjatë kësaj gare është se mediat nuk kanë arritur të bëjnë punën e tyre, në disa raste janë penguar gazetarë të mediumeve të caktuara për të ushtruar funksionin e tyre dhe për të arritur të krijojnë një qasje të barabartë dhe informative për qytetarët”.

“Gjithashtu, nga partia në pushtet kemi parë një sulm analistët dhe mediat e caktuara gjatë kësaj fushate, duke refuzuar edhe pjesëmarrjen në këto debate, të cilat do të ndihmonin që të kemi qytetarë më të informuar dhe do t’i ndihmonte demokracisë”, ka thënë Kryeziu.