Kryeziu nga KDI pyet qytetarët: A mendoni se brenda një liste mund të zgjidhen 10 kandidatë meritor?

Drejtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga partitë e mëdha. Kryeziu ka pyetur nëse brenda një liste mund të zgjidhen 10 kandidatë meritor, për të cilët qytetarët besojnë se duhet të jenë përfaqësuesit e tyre politik në parlament. “Edhe pse kemi te drejte…

Lajme

12/12/2024 09:41

Drejtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga partitë e mëdha.

Kryeziu ka pyetur nëse brenda një liste mund të zgjidhen 10 kandidatë meritor, për të cilët qytetarët besojnë se duhet të jenë përfaqësuesit e tyre politik në parlament.

“Edhe pse kemi te drejte te votojme per 10 kandidate, brenda nje liste zgjedhore(te nje partie)? A mendoni se brenda nje liste mund ti zgjidhni 10 kandidate meritor, per te cilet besoni se duhet te jene perfaqesuesit tuaj politik ne parlament”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në Facebook. /Lajmi.net/