Kryeziu: Letra e Kurtit lë për të dëshiruar, por LDK-ja të veprojë politikisht
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka komentuar letrën që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ia ka dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se kjo letër lë shumë për të dëshiruar sa i përket përmbajtjes dhe se ka një qasje të papërshtatshme. Mirëpo, Kryeziu thotë se në një situatë të…

Lajme
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka komentuar letrën që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ia ka dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se kjo letër lë shumë për të dëshiruar sa i përket përmbajtjes dhe se ka një qasje të papërshtatshme.
Mirëpo, Kryeziu thotë se në një situatë të tillë siç ëshë Kosova ëshë mirë që të dialogohet dhe LDK-ja të veprojë politikisht në mënyrë që të mos zgjatet kriza politike e institucionale.
“Pra, është e lehtë ta refuzosh letrën për gjuhën dhe qasjen e papërshtatshme. Por më e rëndësishme është të mos refuzojmë mundësinë për dialog ndërpartiak. LDK duhet të veproj politikisht jo për t’i shërbyer VV-së, por për të mos i shërbyer krizës së zgjatur politike dhe institucionale”, u shpreh ai ndër tjera.