Kryeziu: KQZ të flasë si autoritet kushtetues, e jo përmes komunikatave që synojnë ta transferojnë përgjegjësinë institucionale te një kompani private

Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar ndaj komunikatave të KQZ-së në lidhje me dyshimet për parregullsi në procesin e votimit në Mitrovicë. Kryeziu ka thënë se KQZ duhet të flasë si autoritet kushtetues, me transparencë dhe përgjegjësi publike, e jo përmes komunikatave dhe njoftimeve që synojnë ta arsyetojnë vetveten dhe të transferojnë përgjegjësinë institucionale dhe besimin…

Lajme

11/11/2025 13:57

Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar ndaj komunikatave të KQZ-së në lidhje me dyshimet për parregullsi në procesin e votimit në Mitrovicë.

Kryeziu ka thënë se KQZ duhet të flasë si autoritet kushtetues, me transparencë dhe përgjegjësi publike, e jo përmes komunikatave dhe njoftimeve që synojnë ta arsyetojnë vetveten dhe të transferojnë përgjegjësinë institucionale dhe besimin qytetar te një kompani private.

“Është i papranueshëm pretendimi se një biznes privat mund të garantojë besimin në procesin zgjedhor. Kjo përbën një gabim të rëndë institucional, rritë mosbesimin në proces dhe tregon mungesë serioze profesionalizmi”, ka shkruar Kryeziu. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: