Kryeziu kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Prizren: Ky proces, nuk e përmbush asnjë standard zgjedhor për t’u certifikuar si i rregullt
Ismet Kryeziu nga IKD, ka reaguar në lidhje me zbulimin e parregullsive dhe manipulimeve të votave në Komunën e Prizrenit, që ka thënë se kanë prekur mbi 60 mijë vota të qytetarëve. Ai ka thënë se shkarkimi i anëtarëve të KKZ-së, arrestimi dhe ngritja e aktakuzave ndaj mbi 100 komisionerëve zgjedhorë dhe korigjimi i votave…
Lajme
Ismet Kryeziu nga IKD, ka reaguar në lidhje me zbulimin e parregullsive dhe manipulimeve të votave në Komunën e Prizrenit, që ka thënë se kanë prekur mbi 60 mijë vota të qytetarëve.
Ai ka thënë se shkarkimi i anëtarëve të KKZ-së, arrestimi dhe ngritja e aktakuzave ndaj mbi 100 komisionerëve zgjedhorë dhe korigjimi i votave për kandidatë të caktuar, që thotë se pavarësisht kësaj i kanë votat për t’u bërë deputetë, dëshmojnë se procesi ishte thellësisht i kontaminuar.
Ai ka thënë se në këto rrethana, ky proces nuk e përmbush asnjë standard zgjedhor për t’u certifikuar si proces i rregullt dhe i besueshëm.
“Përkundër që votat e manipuluara po anulohen, procesi prapë mbetet I komprometuar, sepse korrigjimet teknike asnjëherë nuk janë të mjaftueshme për të rikthyer besimin publik dhe për të garantuar se rezultati përfundimtar pasqyron realisht vullnetin e lirë të qytetarëve. Edhe pse institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë vendime përfundimtare lidhur me përgjegjësinë individuale të kandidatëve, besimi në integritetin e përfaqësuesve të zgjedhur është dëmtuar rëndë. Në një demokraci funksionale, legjitimiteti i mandatit buron jo vetëm nga ligjshmëria formale, por edhe nga besueshmëria e procesit që e prodhon atë”, ka thënë Kryeziu.
Ai gjithashtu ka thënë se edhe nëse kandidatët që janë përfshirë vendosin që të tërhiqen nga pozita e deputetit për arsye etike, sipas tij përsëri votuesit e Prizrenit nuk do të duhej të penalizoheshin për parregullsitë që nuk i kanë shkaktuar vetë, që qyteti i tyre të mbetet i papërfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
“Prandaj, duke u mbështetur në parimet themelore demokratike dhe në të drejtën tonë qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kërkoj përsëritjen e zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit, si mjeti i vetëm proporcional dhe i drejtë për të rivendosur besimin në procesin zgjedhor dhe në përfaqësimin politik të qytetarëve. Kjo kërkesë nuk është politike dhe nuk është e drejtuar kundër individëve të caktuar. Është një kërkesë për drejtësi zgjedhore, transparencë institucionale dhe respektim të vullnetit të lirë të qytetarëve të Prizrenit”, ka shkruar Kryeziu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: