Kryeziu: 7 gushti ishte afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, tani afatet janë politike

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se 7 gushti ka qenë afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kryeziu tha se pas kësaj date nuk ekziston më një afat kushtetues, ndërsa afatet e tjera janë politike. Deri më 7 gusht ka qenë afati kushtetues dhe mbështetur nga një vendim aktgjykimi i gjykatës kushtetuese…

Lajme

05/09/2026 17:38

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se 7 gushti ka qenë afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kryeziu tha se pas kësaj date nuk ekziston më një afat kushtetues, ndërsa afatet e tjera janë politike.

Deri më 7 gusht ka qenë afati kushtetues dhe mbështetur nga një vendim aktgjykimi i gjykatës kushtetuese që domosdoshmërisht domethënë brenda 30 ditësh të konstituohet parlamenti. Pas 7 gushtit tash kemi afate politike të improvizuara nga subjektet politike. Përndryshe do të thotë nuk ka afat më kushtetues për konstituimin e parlamentit. Konstituimi i parlamentit duhet të bëhet patjetër vetëm të cilën e ka vetëm një detyrë për shpërndarjen e parlamentit dhe për shkuar në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme. E konstituojnë parlamentin, e konsituojnë kryetarin, nënkryetarët dhe pastaj të sipas mendimit tim domethënë pastaj të shpërndahet dhe të shkohen në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Kryeziu për Klanin.

Ai shtoi se pa konstituimin e Kuvendit nuk sheh bazë për veprime të tjera, përveç mundësisë që ndonjë subjekt politik të kërkojë sqarim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025.