Kryetarja e New Orleans për sulmin që la të vdekur 10 persona: Jemi në kontakt me Shtëpinë e Bardhë

Kryetarja e New Orleans, LaToya Cantrell tha se detajet e sakta të incidentit me veturë që la 10 të vdekur janë nën hetim. Ajo, siç raporton BBC, tha se ka qenë në kontakt me Shtëpinë e Bardhë dhe guvernatorin e Louisianas. LaToya Cantrell kërkoi “lutje për ata që kanë humbur jetën” dhe u kërkoi qytetarëve…

Lajme

01/01/2025 14:06

Kryetarja e New Orleans, LaToya Cantrell tha se detajet e sakta të incidentit me veturë që la 10 të vdekur janë nën hetim.

Ajo, siç raporton BBC, tha se ka qenë në kontakt me Shtëpinë e Bardhë dhe guvernatorin e Louisianas.

LaToya Cantrell kërkoi “lutje për ata që kanë humbur jetën” dhe u kërkoi qytetarëve që t’i shmangin tetë blloqet përreth rrugës Bourbon, ku ndodhi ngjarja.