Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë: E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në çdo mekanizëm të BE-së

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenis Urška Klakočar Zupančič, është duke qëndruar në Kosovës. Pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ajo tha se shteti i saj do të jetë i përkushtuar për stabilitetin e Kosovës. Po ashtu ajo tha se rruga e vetme e Kosovës drejtë Bashkimit Evropian është përmes…

Lajme

01/07/2024 12:43

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenis Urška Klakočar Zupančič, është duke qëndruar në Kosovës.

Pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ajo tha se shteti i saj do të jetë i përkushtuar për stabilitetin e Kosovës.

Po ashtu ajo tha se rruga e vetme e Kosovës drejtë Bashkimit Evropian është përmes dialogut, transmeton lajmi.net.

Kryeparlamentarja sllovene ka thënë se e mbështesin perspektivën integruese të Kosovës dhe anëtarësimin për në Këshill të Evropës.

“Ne kemi pasur një takim të këndshëm në një atmosferë miqësor dhe raporte ndër dy vendet janë miqësore pa ndonjë pyetje të hapur politike. Ne dëshirojmë që të zhvillohet ky bashkëpunim në të gjitha fushat. Bashkëpunimi jonë është i kënaqshëm në aspektet të ekonomisë. Kuvendi është i gatshëm që t’i ndaj praktikat e mira sa i përket eksperiencës që Sllovenia e ka me BE-në dhe me përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Kosova dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së dhe Sllovenia mund ta ndihmojë Kosovën këtu shumë”,tha ajo.

“Ne mbështesim perspektivën integruese të Kosovës dhe anëtarësimin në KiE. Në përmbushjen e marrëveshjes si pjesë e dialogut është kyçe për këtë sukses. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. Sllovenia mbetet e përkushtuar për stabilitetin e Kosovës dhe ne do të jemi prezent këtu si pjesë e KFOR-it”, shtoi zyrtarja sllovene.

Duhet përkujtuar që kryeparlamentarja sllovene do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani./Lajmi.net/