Kryetari Lladrovci nënshkruan gjashtë marrëveshje bashkëpunimi për bursa studentore

Në takime të ndara, sot kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar gjashtë marrëveshje bashkëpunimi për  bursa studentore dhe  me të këto nënshkrime  edhe u përmbyll lista pritëse për bursa studentore.

Lajme

02/08/2019 18:05

Më këtë rast  Labinot Halilaj – kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit  nënshkroi për dy bursa, ndërsa Hamit Kastrati – Anëtar i KK dhe përfaqësues i firmës  transportuese “Geci Trans”,  Drejtoreshat  Lumnije Gjoshi-Krapi,  Flutura  Avdiu,  Anita Dvorani  si dhe Besart Morina nënshkruan për nga një bursë.

Kujtojmë se Komuna e Drenasit për vitin akademik 2018/2019, nga buxheti ka ndarë 140 bursa për studentët e nivelit Bachelor dhe 20 për nivelin Master, ndërsa pjesa tjetër përmes u sigurua përmes donatorëve vullnetmirë e dashamirë të shkollimit  në Komunën e Drenasit. Numri i përgjithshëm i përfituesve  të bursave është  227 studentë.

Kontratat me studentët përfitues do të nënshkruhen të hënën.

Më këtë rast Kryetari falënderon  të gjithë donatorët të cilën e përkrahën idenë dhe mundësuan që secili student i Komunës sonë që i ka  plotësuar kushtet të marrë bursë, ndërsa studentëve u uron suksese  në studime.