Kryetari i Zveçanit reagon pas sulmit me granata dore në oborrin e stacionit policor: Akt i papranueshëm dhe një kërcënim serioz

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar pas sulmit me raketa në oborrin e stacionit policor në Zveçan të martën mbrëma. Në oborr të stacionit policor u hodhën dy granata dore dhe u shkaktuan dëme materiale, por nuk pati të lënduar. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Peci tha se dënon…

Lajme

27/11/2024 14:45

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar pas sulmit me raketa në oborrin e stacionit policor në Zveçan të martën mbrëma.

Në oborr të stacionit policor u hodhën dy granata dore dhe u shkaktuan dëme materiale, por nuk pati të lënduar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Peci tha se dënon ashpër aktin e shpërthimit të ndodhur mbrëmë në stacionin policor të Komunës së Zveçanit.

Peci tha se ky akt është i papranueshëm dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.

“Ky veprim kriminal është një sulm ndaj shtetit ligjor dhe nuk do të tolerohet. Si Kryetar i Komunës, angazhohem për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit në çdo hap të hetimeve dhe procedurave ligjore”, ka shkruar Peci. /Lajmi.net/