Kryetari i Zveçanit bënë homazhe tek varri i Afrim Bunjakut: Ishte simboli i guximit dhe sakrificës për lirinë tonë

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka bërë homazhe tek varri i heroit Afrim Bunjaku i cili ra hero gjatë ushtrimit të detyrës së tij si polic nga sulmi në Banjskë. Peci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bunjaku ishte më shumë se një Polic ,ai ishte simboli i guximit dhe sakrificës…

Lajme

24/09/2024 10:48

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka bërë homazhe tek varri i heroit Afrim Bunjaku i cili ra hero gjatë ushtrimit të detyrës së tij si polic nga sulmi në Banjskë.

Peci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bunjaku ishte më shumë se një Polic ,ai ishte simboli i guximit dhe sakrificës për lirinë tonë, shkruan lajmi.net.

“Në momentet e vështira, kur vendi ynë kishte nevojë për mbrojtje, Afrimi ishte gjithmonë në vijën e parë. Ai nuk u tremb kurrë përballë sfidave, duke treguar një përkushtim të palëkundur ndaj tij dhe idealit të tij për një Kosovë të lirë. Dhimbja që ndiejmë sot është e thellë. Një vit pa të, por praninë e tij e ndiejmë në çdo kënd të këtij vendi. Të nderojmë emrin e Afrim Bunjakut jo vetëm me fjalë, por me veprime. Le të përpiqemi të jemi qytetarë të denjë, ashtu siç do të donte ai”, ka shkruar Peci. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: