Kryetari i Obiliqit arrin tek ish-shkolla Teknike ku Policia prej disa orësh po merret me gjetjet e djeshme të inspektoratit
Policia e Kosovës është duke vazhduar prej disa orësh hetimin në kuadër të objektit të ish-shkollës Teknike në Obiliq e cila ishte e uzurpuar prej gati 27 vitesh. Në këtë objekt inspektorati komunal dje ka gjetur disa gjëra të pazakonte, siç janë gropa të mëdha e të thella si dhe thasë të mbushur më gjësende.…
Lajme
Policia e Kosovës është duke vazhduar prej disa orësh hetimin në kuadër të objektit të ish-shkollës Teknike në Obiliq e cila ishte e uzurpuar prej gati 27 vitesh.
Në këtë objekt inspektorati komunal dje ka gjetur disa gjëra të pazakonte, siç janë gropa të mëdha e të thella si dhe thasë të mbushur më gjësende.
Në kuadër të këtyre gjetjeve deri më tani nuk ka pasur deklarim zyrtar as nga policia dhe as nga Prokuroria derisa zyrtari komunal, Sami Ahmeti tha se në vitin 1999 ky objekt u ishte dhënë disa serbëve.
“Ky objekt iu ka dhënë disa familjeve serbe të ardhura si refugjatë nga Kroacia apo diçka e tillë. Qysh me marrjen e mandatit tonë, ne kemi filluar qysh në janar e kemi filluar procedurën që këtë objekt t’ua kthejmë qytetarëve, t’ia kthejmë shkollës dhe inspekcioni vazhdimisht ka punuar me objektin, për të parë se cilat janë kushtet e objektit për ta shfrytëzuar për shkollë, por në të njëjtën kohë edhe me familjet që kanë qenë këtu, që për informacionin tuaj janë dy familje. Një familje dhe një plakë e vjetër që ka vazhduar të jetojë këtu. Ne u kemi dhënë kohë të mjaftueshme këtyre familjeve që të bëjnë zgjidhje dhe të dalin nga ky objekt”, tha ai.
Pak më parë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi./Lajmi.net/


