Kryetari i Likovës thotë “As ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur”

Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, në një prononcim për Portalb për sulmin ndaj stacionit policor në fshatin Grushnicë, thotë që stacioni policor është jashtë fshatit dhe aktualisht nuk ka informata se çfarë ndodh atje, por pret raportet zyrtare të policisë.

Lajme

21/04/2015 14:46

“Ne informatat i marrim nga policia. Ne si këshill komunal do të kërkojmë nga MPB të na jepet informatë zyrtare nga përfaqësues të policisë për atë çfarë dhe si ka ndodhur. Ne nuk kemi informata që persona të armatosur janë sjellë nëpër fshat. Në komunë nuk është paraqitur askush të ankohet për diçka të tillë. Polica ka më shumë informata” tha ai.