Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha mban sot konferencë për media

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha do të mbaj sot konferencë për media. Kjo konferencë do të mbahet nga ora 10:00. “Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mban konferencë për media. Koha: 10:00 Vendi: Para sallës së mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit”, kanë njoftuar nga Kuvendi i Kosovës.  Thirrja e…

Lajme

28/08/2025 09:42

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha do të mbaj sot konferencë për media.

Kjo konferencë do të mbahet nga ora 10:00.

“Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mban konferencë për media. Koha: 10:00 Vendi: Para sallës së mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit”, kanë njoftuar nga Kuvendi i Kosovës. 

Thirrja e kësaj konference mund të lidhet me publikimin e një pamfleti ku Basha ishte autor në vitin 2012, e ku shkruante se “UÇK financohej nga para të drogës”.

“UÇK u krijua në paralel me LDK-në në 1993. UÇK mblodhi bashkë grupe të shumta militantësh dhe individë që synuan çlirimit përmes luftës së armatosur. Rangjet u saj u mbushën me personazhe të llojllojshme, prej grupe të organizuara kriminale, dhe ndjekës marksist-leninist”, shkruan ajo.

“Mbështetja financiare e UÇK-së…nga bandidtë patriotikë përgjatë Evropës dhe ShBA-së…Trafikantë të drogës gjithashtu dërguan njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së”, shkruan ajo dhe përfundon se trafikantë të drogës “mbështetën UÇK-në ose përmes parave ose përmes blerjes së armëve”, thuhej në atë pamflet.

Pas konferencës, seanca e Kuvendit të Kosovës do të filloj nga ora 11:00. /Lajmi.net/