Kryetari i komunës sugjeron kabina seksi pranë aeroportit, do të shtojë sigurinë e prostitutave

Aeroporti Tempelhof ka pësuar zhvillime të rëndësishme në Gjermani, që nga rikuperimi pas Luftës së Dytë Botërore, e deri te strehimi i refugjatëve sirianë.

Bota

13/08/2019 09:35

Në vitin 2008, ai u mbyll si aeroport dhe u kthye në një park gjigant, ku banorët e Berlinit dalin mbrëmjeve të verës për të shëtitur, transmeton lajmi.net.

Por, propozimi për reformim sërish mund të jetë pak më ekstrem. Kryetari i Bashkisë së rajonit “Mite” në Berlin ka propozuar kabina të vogla ku prostitutat mund të takohen me klientët, në afërsi të ish-aeroportit.

Kjo nismë do të shërbejë për shtim të sigurisë të këtij komuniteti, si dhe për t’i larguar takimet nga rrugët e qytetit.

Një nisëm e tillë nuk është diçka e re për Gjermaninë. Në qytetin e Këlnit janë përdorur që në vitin 2001 pikëtakime në formë garazhesh, ku klientët futen me makinë për t’u takuar me prostitutat. /Lajmi.net/