Kryetari i komunës së Zveçanit reagon për incidentin e mbrëmshëm: Sulm terrorist, e dënojmë ashpër
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar ashpër ndaj incidentit të mbrëmshëm, ku persona të panjohur hodhën dy granata dore në objektin e Postës së Kosovës në këtë komunë. Në një deklaratë për mediat, Peci e ka cilësuar këtë akt si një sulm terrorist dhe ka shprehur shqetësimin për përsëritjen e këtyre veprimeve…

Lajme
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar ashpër ndaj incidentit të mbrëmshëm, ku persona të panjohur hodhën dy granata dore në objektin e Postës së Kosovës në këtë komunë.
Në një deklaratë për mediat, Peci e ka cilësuar këtë akt si një sulm terrorist dhe ka shprehur shqetësimin për përsëritjen e këtyre veprimeve në Zveçan.
“Këto sulme në komunën e Zveçanit janë të ditura që herë pas here janë duke ndodhur, mirëpo këtë sulm terrorist e dënojmë ashpër. Ne mendojmë se këto sulme kanë vetëm një qëllim – të sillen frikë tek qytetarët,” ka thënë Peci.
Peci gjithashtu ka theksuar se sulmuesit dyshohet të jenë pjesë e të njëjtit grup, duke shtuar se ata vazhdojnë të kryejnë veprime të tilla destabilizuese.
“Sipas disa informatave, është edhe grupi i njëjtë dhe vazhdimisht janë duke vazhduar me këto veprime dhe kanë një qëllim të tillë,” shtoi ai.