Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi priti në takim iniciatorët e vendosjes së monumentit me tri shkronjat e arta të UÇK-së në Çyçavicë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, ka pritur sot në takim iniciatorët e idesë për vendosjen e tri shkronjave të arta të UÇK-së në Çyçavicë, monument i cili do të kujtojë përjetësisht sakrificën e dëshmorëve dhe do të mbetet amanet i lirisë brez pas brezi. Kryetari Gashi falënderoi iniciatorët për kontributin dhe përkushtimin…

Lajme

03/10/2025 17:37

Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, ka pritur sot në takim iniciatorët e idesë për vendosjen e tri shkronjave të arta të UÇK-së në Çyçavicë, monument i cili do të kujtojë përjetësisht sakrificën e dëshmorëve dhe do të mbetet amanet i lirisë brez pas brezi.

Kryetari Gashi falënderoi iniciatorët për kontributin dhe përkushtimin e treguar nga fillimi deri në përmbylljen e projektit, si dhe shprehu mirënjohje për donatorët që bënë të mundur realizimin e tij, raporton lajmi.net

Në shenjë respekti e vlerësimi, kryetari ndau mirënjohje për z. Afrim Mexhuani, z. Feriz Gashi dhe z. Kastriot Krasniqi, për rolin dhe angazhimin e tyre të çmuar.

“Ky monument është simbol i krenarisë sonë dhe dëshmi e pavdekshme e sakrificës për liri”, tha kryetari Xhafer Gashi./Lajmi.net/