Kryetari i Komitetit hebrenj në Gjermani: Protestat kundër Islamit fyejnë këtë fe

Kryetari i Këshillit të Komitetit Qendror hebrenj në Gjermani Josef Schuster, në lidhje me protestat kundër të huajve dhe Islamit në qytetin gjerman të Dresdenit, tha se "këta njerëz nuk duhet të nënvlerësohen", dhe se janë "shumë të rrezikshëm".

Bota

20/12/2014 18:16

Schuster ka thënë se këto protesta janë organizuar me qëllim të shfrytëzojnë frikën ndaj terrorizmit, në mënyrë që të përulin Islamin, gjë e cila sipas tij është e papranueshme. 

“Pretendimet për atë se Gjermania do të bëhet shtet islamik janë të pakuptimtë, ashtu siç është e pakuptimtë që Gjermania për shkak të radikalistëve do të kthehet në periudhën e socializmit”, tha ai. 

Kryetari i Këshillit të muslimanëve në Gjermani, Aiman Mazyek tha se duhet të flitet më shumë me njerëz që marrin pjesë në protesta kundër Islamit, raporton Anadolu Agency (AA). 

Ai rikujtoi se muslimanët të cilët jetojnë në Gjermani me vite kanë luftuar kundër rrymave radikale fetare. Në protestat kundër Islamit në Dresdun morën pjesë rreth 15.000 qytetarë. Protestat fillimisht janë organizuar të hënën, në praninë e disa mijëra njerëzve, por me kalimin e kohës demonstratave u janë bashkangjitur numri më i madh i njerëzve.