Kryetari i FFK-së pret në takim presidentin e Vevey-Sports, Fatlind Rama – Hapet mundësi për futbollistët nga Kosova në Zvicër
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim 29-vjeçarin Fatlind Rama, president i klubit zviceran Vevey-Sports, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës që nga muaji shtator dhe po nis një epokë të re me energji e vizion të ri në menaxhim. Ademi ka vlerësuar lartë përfshirjen e të…

Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim 29-vjeçarin Fatlind Rama, president i klubit zviceran Vevey-Sports, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës që nga muaji shtator dhe po nis një epokë të re me energji e vizion të ri në menaxhim.
Ademi ka vlerësuar lartë përfshirjen e të rinjve të diasporës në pozita udhëheqëse në sport, duke theksuar se ky zhvillim është një mundësi e madhe për vetë klubin, por edhe për futbollistët nga Kosova, të cilët përmes këtij kanali mund të promovohen dhe të gjejnë hapësirë në tregun zviceran të futbollit, transmeton lajmi.net.
“FFK është e hapur për çdo bashkëpunim që kontribuon në rritjen dhe afirmimin e futbollit tonë, dhe ne jemi tejet krenarë për diasporën tonë, e cila po dëshmon çdo ditë se është e integruar dhe e pranishme në vende meritore”, tha Ademi në këtë takim.
Vevey-Sports, një klub me traditë në Zvicër, po përfiton nga qasja moderne e drejtimit të Fatlind Ramës, ndërkohë që FFK shpreh përkushtimin për mbështetje në çdo projekt që ndihmon për afirmimin e talenteve kosovare jashtë vendit./lajmi.net/