Kryetari i FFK-së, Agim Ademi pret në takim Efraim Barak, nënkryetar i panelit ligjor në UEFA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot në takim mikun e tij dhe mikun e futbollit kosovar, Efraim Barak – një figurë e njohur në fushën e drejtësisë sportive evropiane. Efraim Barak ka një përvojë të gjatë si gjyqtar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) në Lozanë dhe…

Sport

25/07/2025 15:46

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot në takim mikun e tij dhe mikun e futbollit kosovar, Efraim Barak – një figurë e njohur në fushën e drejtësisë sportive evropiane.

Efraim Barak ka një përvojë të gjatë si gjyqtar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) në Lozanë dhe aktualisht shërben si nënkryetar i panelit ligjor në UEFA, transmeton lajmi.net

Gjatë takimit, Ademi dhe Barak kanë diskutuar për çështje të rëndësishme që lidhen me të ardhmen e futbollit në Kosovë dhe qasjen ligjore që duhet të shoqërojë zhvillimin e tij. Kryetari Ademi ka vlerësuar kontributin dhe mbështetjen që Barak i ka dhënë futbollit të Kosovës në momente kyçe.

“Është gjithmonë kënaqësi të mirëpres një personalitet me përvojë të jashtëzakonshme në drejtësinë sportive si Efraim Barak, i cili i ka qëndruar pranë futbollit të Kosovës në shumë momente të rëndësishme”, ka deklaruar Ademi./lajmi.net/