Kryetari i Deçanit ngushëllon familjen e të riut që humbi jetën në Zvicër

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ngushëlluar familjen Alaj pas vdekjes në një aksident trafiku në Zvicër të të riut, Rrustem Alaj.

Lajme

26/02/2019 10:31

I tronditur nga lajmi për humbjen tragjike të jetës së të riut Rrustem (Asllan) Alaj nga Dranoci.Shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alaj, miqëve, shokëve dhe gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar ai në Facebook.

Rrustem Alaj nga Dranoci i Deçanit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku në Zvicër.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e të ndjerit.

“Me dhimbje pranuam lajmin që aksidentalisht ka ndërruar jetë në Zvicer, bashkëvendësi ynë, i riu nga Dranoci i Deçanit, Rrustem Alaj. Ngushëllimet me të sinqerta për familjen Alaj, për miqtë, shokët dhe gjithë bashkëvendësit e tij nga Dranoci, dhe Komuna e Deçanit”, thuhet në njoftimin në Facebook. /Lajmi.net/