Kryetari i AGK-së: Gjuha e ambasadores Lama e turpshme, ajo ishte pseudogazetare

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Shkelqim Hysenaj ka dënuar gjuhën e përdorur nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ndaj gazetarit Xhemajl Rexha.

Lajme

31/12/2016 16:53

Hysenaj në një postim ën facebook ka thënë se gjuha e Lamës është e ulët dhe turpshme.

Lama e ka quajtur pseudogazetar Rexhaën, dhe njeri që ka ëndërr Beogradin,  pas një kronike të realizuar nga ai, ku ish-deputetja është personazhe e që sipas sotires ajo është ambasdore e Thaçit në Romë.

Ndërsa në reagimin e tij, kryetari i AGK-së, ka thënë se Alma Lama vetvetiu ka rezultuar te jete pseudogazetare

“Faktikisht Alma Lama vetvetiu ka rezultuar te jete pseudogazetare. Ajo qe si mbijetoj as joshjes me te vogël politike, paska gjet kohe qe nga largësia te fyej e akuzoje gazetaret ne Kosove. E ulet dhe e turpshme përdorimi i kësaj gjuhe nga një ambasadore”, ka shkruar Hysenaj në facebook..