“Kryetari është shembull” – Kurti e konfirmon nominimin e Shpejtim Bulliqit si kandidat i VV-së për Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur sërish që Shpejtim Bulliqi të jetë i nominuari i kësaj partie për kryetar për zgjedhjet lokale. Kjo u bë me një ceremoni në zyret e kësaj partie në Podujevë. Për këtë vendim ka njoftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha: “Qeverisjes së mirë ia zgjatim dorën e ia japim mbështetjen e…

Lajme

30/05/2025 13:28

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur sërish që Shpejtim Bulliqi të jetë i nominuari i kësaj partie për kryetar për zgjedhjet lokale.

Kjo u bë me një ceremoni në zyret e kësaj partie në Podujevë.

Për këtë vendim ka njoftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha: “Qeverisjes së mirë ia zgjatim dorën e ia japim mbështetjen e parezervë!”.

Në këtë ceremoni prezent ka qenë edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, si dhe zyrtarë e deputetë të kësaj ane.

Ai ka lëvduar udhëheqjen e deritanishme të Bulliqit në krye të kësaj komune, duke thënë se  është vështirë të gjesh komuna të tjera me një ngritje kaq të lartë të investimeve.

Kurti u shpreh i bindur se Bulliqi do të jetë edhe për mandat në krye të Podujevës.

“….Është vështirë me gjetë komuna të tjera ku ka një ngritje kaq të lartë të investimeve në , infrastrukturë, bujqësi, investim, shëndetësi, e ndërmarrësi. Kryetari Bulliqi është shembull edhe përtej Llapit edhe përtej kohës në të cilën ndodhemi, prandaj duhet të zgjatet kjo kohë edhe me një mandat të ri”, tha Kurti.