Kryetari Ahmeti me veturë zyrtare tenton të kalojë rrugën e bllokuar nga policia (Foto)
Kryetari Shpend Ahmeti është përballur sërish me policinë. Kësaj here me veturë zyrtare ka tentuar të kalojë përmes rrugës së bllokuar nga policia.
Lajme
Policia e Kosovës, është përballur disa herë sot me kryetarin e Prishtinës, njëherit edhe nënkryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti. Ai ishte arrestuar njëherë gjatë ditës, dhe liruar më pas.
Por më vonë, me veturë zyrtare, kryetari Ahmeti, ka tentuar që të kalojë përmes rrugës Agim Ramadani, edhe pse ajo ishte e bllokuar nga policia, raporton lajmi.net.
Autoritetet e rendit nuk kanë përfillur kërkesat e kryetarit Ahmeti për t’i lejuar që të kalojë në atë rrugë, dhe e kanë kthyer mbrapsht. (lajmi.net)