Kryesuesi njoftoi se ndëpritet seanca- Agim Bahtiri nis të duartrokas, bashkëpartiakët e shohin me habi

Një situatë që nuk kishte ndodhur më parë u krijua sot në Kuvendin e  Kosovës. Aty dështoi të zhvillohet siç duhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kësisoj drejtuesi i seancës së stome, deputeti Avni Dehari njoftoi se ndërpritet seanca për shkak se nuk është votuar raporti i komisionit për mandate. E në këtë moment…

Lajme

15/04/2025 13:58

Një situatë që nuk kishte ndodhur më parë u krijua sot në Kuvendin e  Kosovës.

Aty dështoi të zhvillohet siç duhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kësisoj drejtuesi i seancës së stome, deputeti Avni Dehari njoftoi se ndërpritet seanca për shkak se nuk është votuar raporti i komisionit për mandate.

E në këtë moment dikush zgjodhi që të duartrokas, anipse situata nuk ishte aspak për t’u duartrokitur.

Deputeti që duartrokiti në këtë moment ishte Agim Bahtiri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Derisa në Kuvend ishte heshtje dhe po dëgjohej çfarë po lajmëronte kryesuesi, Agim Bahtiri nisi të duartrokas derisa bashkëpartiakët filluan ta shohin e t’ia bëjnë të ditur të ndalet./Lajmi.net/

YouTube player