Kryesuesi i Trustit ndër më të pasurit në Kosovë, shtëpi e banesa mbi 2 milionë euro- kripto në vlerë të mbi 14 milionë €
Zyrtarë të shumtë shtetërorë tashmë kanë bërë deklarimin e pasurisë në kuadër të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. E në mesin e atyre që kanë deklaruar pasurinë është edhe Kryesuesi i Kursimeve Pensionale të Kosovës “Trusti”, Emanuel Bajra. Bajra në fakt rezultoi të jetë një nga udhëheqësit më të pasur në institucionet publike të Kosovës.…

Lajme
Zyrtarë të shumtë shtetërorë tashmë kanë bërë deklarimin e pasurisë në kuadër të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
E në mesin e atyre që kanë deklaruar pasurinë është edhe Kryesuesi i Kursimeve Pensionale të Kosovës “Trusti”, Emanuel Bajra.
Bajra në fakt rezultoi të jetë një nga udhëheqësit më të pasur në institucionet publike të Kosovës.
Bajra në deklarim ka pasuri të paluajtshme, aksione, kriptovaluta, para të gatshme e të ardhura të larta vjetore, transmeton lajmi.net.
Emanuel Bajra i cili ishte emëruar në këtë pozitë në korrik të vitit 2023, deklaroi se posedon dy shtëpi, dy banesa të blera 2017-2025, me një vlerë totale mbi 2 milionë euro.
Sa i përket pasurisë së luajtshme, ai ka raportuar dy vetura, metale të çmuara, një bibliotekë dhe orendi të ndryshme.
E kriptovalutat e deklaruara nga ai kapin vlerën e 35 mijë eurove kur i kishte blerë- e që tani vlejnë mbi 14 milionë euro.
Bajra ka deklaruar edhe mbi 500 mijë funta para të gatshme- të cilat i ka siguruar nga kursimet e të ardhurave./Lajmi.net/