Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial vizitojnë institucionet e drejtësisë amerikane
Kyresuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj dhe me bashkë kolegë, po qëndrojnë në shtetin e Karolinës të SHBA-ve, për të diskutuar për proceset dhe përvojat e Zyrës së Kryeprokurorit të Përgjithshëm për hartimin e opinioneve nga Kryeprokurori i Përgjithshëm, rolin i Divizionit Ekzekutiv të Kryeprokurorit të Përgjithshëm në raport me çështje të bashkëpunimit…
Lajme
Kyresuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj dhe me bashkë kolegë, po qëndrojnë në shtetin e Karolinës të SHBA-ve, për të diskutuar për proceset dhe përvojat e Zyrës së Kryeprokurorit të Përgjithshëm për hartimin e opinioneve nga Kryeprokurori i Përgjithshëm, rolin i Divizionit Ekzekutiv të Kryeprokurorit të Përgjithshëm në raport me çështje të bashkëpunimit me Qeverinë Amerikane.
Postimi i plotë:
Në kuadër të vizitës pesëditore në institucionet e drejtësisë së SHBA-së, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z.Ardian Hajdaraj dhe Zëvendëskryesuesja e KPK-së, znj.Jehona Grantolli, së bashku me U.D.Kryeprokurorin e Shtetit, z.Besim Kelmendi, Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z.Fejzullah Rexhepi, Prokurorin në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Aleksandër Lumezi, Kryetarin e Komisionit të Vlerësimit të Performacës në KPK, z.Veton Shabani dhe Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, z.Enver Fejzullahu, të shoqëruar nga Këshilltari Rezident Ligjor në OPDAT, z.John Hanley dhe Zyrtarja e Lartë Ligjore në OPDAT, znj.Benina Kusari, janë pritur në takim nga Kryeprokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Jugut, z.Alan Wilson dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Karolinës Jugore, z.Donald W. Beatty.
Me këtë rast, delegacioni i lartë kosovar, në takimin e zhvilluar në Zyrën e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Karolinës së Jugut, është informuar për perspektivën dhe përvojat e Zyrës së Kryeprokurorit të Përgjithshëm për hartimin e opinioneve nga Kryeprokurori i Përgjithshëm, rolin i Divizionit Ekzekutiv të Kryeprokurorit të Përgjithshëm në raport me çështje të bashkëpunimit me Qeverinë Amerikane dhe proaktiviteti i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe trajtimin e kërkesave për informacion nga mediat dhe publiku dhe aspekte të tjera profesionale, si dhe për proceset, veprimtarinë e përgjithshme dhe aktiviteteve konkrete gjyqësore të Gjykatës Supreme të Karolinës Jugore.
Në një sesion, të zhvilluar nga kjo vizitë pesëditore e delegacionit të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë së Kosovës në SHBA, ishte edhe njohja nga afër me operimin e Qendrës së Trajnimeve dhe edukimin ligjor, si dhe për teknikat dhe metodat e vlerësimit të prokurorëve nga përfaqësuesit e Zyrës për Menaxhimin e Sektorit të Drejtësisë nga Uashingtoni dhe prezantim i Ndihmësdrejtorit për Çështje të Sigurisë Nacionale dhe Kriminalistikë, z.Douglas Squires, me ç’rast në fokus ishte procesi i vlerësimit dhe i rishikimit të prokurorive (EARS) dhe praktikat menaxheriale për vlerësimin e performancës së prokurorëve, transparencën dhe llogaridhënia e prokurorisë.
Gjatë vizitës në Fakultetin Juridik të Karolinës së Jugut, delegacioni pati nderin të takohej me fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, z.David Beasley, i cili ka marrë pjesë në misionin paqeruajtës në Kosovë dhe në misione të tjera paqeruajtëse në botë.
Po ashtu, ky delegacion zhvilloi edhe një takim në Gjykatën e Qarkut në Charlstone, ku kanë marrë pjesë në dy seanca për matjen e dënimit.
Vizita e delegacionit nga Kosova në institucionet e drejtësisë amerikane është organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe Zyra e OPDAT-it. /Lajmi.net/