Kryesia e ‘Skifterave’ ofrojnë dorëheqje të parevokueshme – distancohen nga akti dhe vizitojnë Frashërin në spital

Kryesia e tifo-grupit 'Skifterat' kanë shprehur mllefin e tyre ndaj ngjarjeve që ndodhën sot në Gjilan.

Sport

03/04/2022 17:29

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit u ndërpre në minutën e fundit të ndeshjes, pasi tifozët u futën në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Nga këto sjellje distancohen kryesia e tifo-grupit, që njëkohësisht kanë ofruar dorëheqje të parevokueshme.

Tutje, përmes një komunikate për media ata kanë bërë të ditur se kanë vizituar portierin Frashëri dhe kanë shprehur keqardhje për ndodhinë.

Më poshtë mund ta shihni reagimin e ‘Skifterave’. /Lajmi.net/