Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledhje do të fillojë nga ora 11:00. Më poshtë rendi i ditës I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024: 1. Shqyrtimi…

Lajme

22/11/2024 23:34

Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën.

Kjo mbledhje do të fillojë nga ora 11:00.

Më poshtë rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

1. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

III. Vazhdimi i Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16.10.2024

1. Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 31 tetor dhe 4 nëntor 2024:

  1. Votimi i propozimit për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  2. Zgjedhja e tre (3) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut,
  3. Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-322 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-316 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
  13. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr.06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur,
  14. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-034,
  15. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
  16. Shqyrtimi i Propozimit të shtatë (7) deputetëve nga radhët e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë, për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bahrim Shabani,
  17. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023,
  18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023,
  19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023,
  20. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, për periudhën kohore, prej 4 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij.V. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
  5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
  7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
  8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
  10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
  11. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje,
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve  të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat,
  13. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-284 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave,
  14. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
  15. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
  16. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
  17. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2022,
  18. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2023,
  19. Votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-324 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore,
  21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-330 për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,
  22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-325 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
  23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-326 kundër dukurive negative në sport,
  24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-328 për shërbimet e pagesave,
  25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-323 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
  26. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për caktimin e taksave vjetore për vitin 2025,
  27. Miratimi i Rregullores se Punes se Komisionerit Parlamentar për Forcen e Sigurise se Kosoves,
  28. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-087 për ndërmarrjet publike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjet nr.04/L-111 dhe nr.05/L-009,
  29. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2023,
  30. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2023.VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave