Kryeprokurorja e Hagës flet për dëshmitarët, thotë që shtatë ndërkombëtarët kishin pak informacion
Kryeprokurorja e Hagës, Kimberly West, sot ka folur në lidhje me dëshmitë që kanë dhënë dëshmitarët gjatë seancave në Hagë. Ajo ka thënë se shtatë ndërkombëtarët, duke përfshirë edhe Clark e Rubin nuk kishin shumë informacione, shkruan lajmi.net. West gjithashtu ka thënë se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për krimet e kryera “Këto krime janë…
Lajme
Kryeprokurorja e Hagës, Kimberly West, sot ka folur në lidhje me dëshmitë që kanë dhënë dëshmitarët gjatë seancave në Hagë.
Ajo ka thënë se shtatë ndërkombëtarët, duke përfshirë edhe Clark e Rubin nuk kishin shumë informacione, shkruan lajmi.net.
West gjithashtu ka thënë se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për krimet e kryera
“Këto krime janë kryer, dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to. Gjykata ka dëgjuar dëshmi drejtpërdrejtë nga disa dëshmitarë, 7 të mbrojtjes, ndërkombëtarë, të cilët ishin përfshirë në përpjekje për të sjellur paqe dhe administrim të Kosovës. Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje, konstatimet e tyre kanë vlerë, puna e gjykatës është e ndryshme. Shtatë ndërkombëtarët kanë pasur pak informacion, nuk e kanë folur gjuhën, kanë ndërpveruar vetëm për pak herë me aktorët kryesorë, nuk kanë parë asnjëherë rregullore e komunikata të UÇK-së”, tha West. /Lajmi.net/