Kryeprokurori: Sokol Halili kishte shenja jete në vendin e ngjarjes

Sokol Halili i dyshuar për vrasjen e Hamide Magashit është vetëvrarë sot pasi nuk ka pranuar që t’i dorëzohet Policisë së Kosovës. Megjithatë Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se në vendin e ngjarjes Sokol Halili ka pasur shenja jete, megjithatë ka thënë se s’mund ta dinë se…

Lajme

02/12/2022 16:34

Sokol Halili i dyshuar për vrasjen e Hamide Magashit është vetëvrarë sot pasi nuk ka pranuar që t’i dorëzohet Policisë së Kosovës.

Megjithatë Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se në vendin e ngjarjes Sokol Halili ka pasur shenja jete, megjithatë ka thënë se s’mund ta dinë se kur ka ndërruar jetë.

“Gjatë rrugës s’po mundemi me e ditë. Kur ka shku mjeku e ka konstatu. Ka pasur shenja jete në vend të ngjarjes”, ka thënë Jashari.

Ndërkohë në Klinikën Emergjente të QKUK-së kanë konfirmuar se Sokol Halili ishte dërguar aty pa shenja jete.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Sokol Halili e ka vrarë veten me armëzjarri. Gjithashtu kanë treguar se kishin zbuluar sot rreth orës 13:45 se ai gjendej në shtëpinë e tij, ndërkohë pas dështimit të negociatave për dorëzim, Halili ia ka marrë jetën vetës.