Kryeprokurori pret drejtorin e Doganës, flasin për intensifikim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu. Gjatë takimit Llugaliu ka uruar Gashin për detyrën e re, teksa në fokus të diskutimeve ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që cenojnë interesat ekonomike dhe financiare të Republikës së…

Lajme

10/08/2026 17:18

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Gjatë takimit Llugaliu ka uruar Gashin për detyrën e re, teksa në fokus të diskutimeve ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që cenojnë interesat ekonomike dhe financiare të Republikës së Kosovës.

“Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta, në kuadër të kompetencave ligjore të institucioneve përkatëse, me synim rritjen e efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit”, njofton komunikata për media e zyrës së Prokurorit të Shtetit.